Ballina Sport VAN DAMME ME SHQIPONJË E FALËNDERON JONUZAJN

VAN DAMME ME SHQIPONJË E FALËNDERON JONUZAJN

Jean-Claude Camille François Van Varenberg i njohur profesionalisht si Jean-Claude Van Damme, është një aktor belg, artist luftarak, skenarist, producent filmash dhe regjisor i njohur për luftën e tij ushtarake në filma artistikë. Aktori 58-vjeçar kësaj here i ka lënë pa koment të gjithë me veprimin e fundit, shkruan rtv21.tv.

Van Damme ka publikuar një imazh shumë të veçantë në llogarinë e tij “Instagram” në të cilën shihet se ka bërë simbolin e shqiponjës me duar. Forma më e mirë për ta falënderuar futbollistin shqiptar Adnan Jonuzajn i cili të enjtën shënoi golin që e ngriti në epërsi Belgjikën ndaj Anglisë.

“Një falënderim masiv për Adnan Januzajn, që siguroi fitoren me golin e djeshëm në Kampionatin Botëror, për ekipin e Belgjikës”, ka shkruar Van Damme mbi foton e publikuar mbrëmë./21Media/