Franca ja ka dalë që të fitojë ‘luftën’ në Rusi, duke u bërë për herë të dytë ‘pronare’ e Kupën e Botës në Futboll.Didier Deshamps e provoi herën e parë kur ishte kapiten i Francës dhe të dytën e fiton në Rusi si trajner i kombëtares së atdheut të ti.
Franca ja ka dalë në finale që të triumfojë me rezultatin 4 me 2 përballë skuadrës së Kroacisë, që ishte edhe surpriza më e bukur në këtë kampionat botëror.
Francezët ishin më këmbëngulës, ndërsa i ndihmoi edhe gjyqtari duke dhënë një penallti gjatë pjesës së parë, duke e çuar rezultatin në 2 me 1 në 45 minutat e para.
Por francezët e nisin vrullshëm pjesën e dytë duke shënuar dy gola të tjerë të shpejtë.
Më pas ishte një gafë e Loris, që i dhuroi Kroacisë golin e dytë.
Por vetëm kaq.
Franca ia doli që në ‘Luzhniku Stadium’ të pushtojë Rusinë dhe gjithë Botën, duke marrë kupën e dytë të botërorit të futbollit.