Deri më tani raportohet për dy të vdekur, 30 të plgosur. Gjithashtu raportohet për dhjetë turistë danezë të zhdukur..
Më shumë se 100 banesa dhe dhjetëra makina janë djegur si pasojë e zjarrit që përfshiu zonën periferike të Athinës, në vendin e quajtur Kineta.
Qindra forca zjarrfikëse u hodhën në luftë me flakët, por era e fortë dhe temperaturat e larta në zonë, vështirësojnë ndjeshëm punën e tyre.
Momentalisht raportohet se të paktën dy persona kanë humbur jetën, dhe mbi 30 të tjerë janë të plagosur, 8 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe forca të ushtrisë dhe po përdoren edhe helikopterë, ndërsa ende në rrezik ndodhet rafineria më e madhe e naftës në vend.
Policia deklaroi se ka shoqëruar një person të dyshuar si zjarrvënës, kurse autoritetet thonë se dyshojnë se zjarri ishte i qëllimshëm, prej përfituesve të tokës publike.
Pak para mbrëmjes të së hënës, edhe disa zjarre të tjera përfshinë zonën periferike në veri të kryeqytetit të vendit, Athinë.