Tashmë jemi mësuar me sherret e konfliktet që mund të ndodhin mes reperëve me njëri tjetrin, një i tillë ka ndodhur edhe mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.
Reperi i njohur Azet ësht përfshirë në një sherr që ka ndodhur në parkingun e hotelit ku ai rri. Sherri ka ndodhur mes shoqërisë së tij dhe disa shqiptarëve të tjerë që jetojnë në Zvicër. Sipas Prive.al policia ka arritur në vendngjarje dhe janë sekuestruar disa shkopinj bejsbolli. Por nuk është arrestuar asnjë prej të përfshirëve në këtë sherr. Nuk dihen ende arsyet e këtij sherri por kjo mbetet për tu parë.