Ballina Bota Mafiozi rus vritet pas shpine teksa festonte lirimin nga burgu (VIDEO)

Mafiozi rus vritet pas shpine teksa festonte lirimin nga burgu (VIDEO)

Një bos i mafias ruse u vra me pistoletë pas shpine teksa ishte duke festuar lirimin nga burgu.Pamjet makabre tregojnë se si Aleksander Zhestokov, 39 vjeç, u qëllua nga vrasës që hapi zjarr nga fare pranë.Gangsteri siberian ra përtokë i vdekur në vend, të premten e kaluar.Zhestokov-i cili thuhej se ishte lideri i bandës së frikshme Zapsibovskie-po zhvillonte një festë në një lokal në qytetin industrial Novokuznetsk, në Siberinë jugperëndimore.Momenti i vrasjes ishte rreth mesnatës. Në video, Zhestokov duket teksa bisedon me miqtë kur i afrohet nga pas një person me kapuç të zi e syze të errëta, i cili mbante në dorë pistoletën me një silenciator të madh. Ai shtie duke vrarë bosin, në trupin e të cilit u gjetën gjashtë plumba./SYRI.NET/

@tn.lajmelokale
@tetovanews