Ballina Sport Higuain mbetet në Seria A

Higuain mbetet në Seria A

Qendërsulmuesi i Juventus, Gonzalo Higuain është drejt largimit nga Torino pas zbarkimit të CR7 te bardhezinjtë, por megjithatë ai mund të mbetet në Serinë A.

Sipas “Tuttosport” për shërbimet e Higuain janë të interesuar në klubin e Interit, pasi aty po vuajnë presionin e largimit të Mauro Icardit.

Për momentin, asnjë ofertë nuk i është bërë klubit zikaltër për kapitenin, i cili vlerësohet 150 milionë euro nga ana e Suning, por edhe në rast se ndodh zëvendësuesi i tij do të jetë Higuain. /albeu.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews