Ballina Sport Ibraimi firmos me Shkëndijën deri më 2021

Ibraimi firmos me Shkëndijën deri më 2021

Shkëndija ‘blindon’ Besart Ibraimin, i cili firmos kontratë të re me “kuqezinjtë” deri në verë të vitit 2021. Bomberi më i mirë i tre viteve të fundit në elitën e futbollit vendorë vendos që edhe përiudhën në vazhdim të jetë pjesë e skuadrës kuqezi, kur pritet të vazhdojë rendimentin e deritashëm. Kontrata e paraprake e Ibraimit skadonte në qershorin e vitit 2019, mirëpo duke dashur t’a sigurojnë për një periudhë më të gjatë kohore drejtuesit e klubit vendosën t’i ofrojnë rinovimin. Duke vlerësuar insistimin e klubit Ibraimi ka refuzuar oferta shumë të volitshme, ndërsa ka gjetur akordin për të vazhduar kontratën edhe për dy vite tjera. Kështu Shkëndija dhe Ibraimi me marrëveshjen e re firmosin bashkëpunim deri në verën e vitit 2021.

@tn.lajmelokale
@tetovanews