Miliarder rus Ivan Savvidi që jeton në Greqi, ka dhënë qindra mijëra euro që të kundërshtojë qeverinë mbi marrëveshjen e emrit.
Sipas një investigimi të “OCCRP” përfituesit kryesorë janë një grup huliganësh që kanë sjellë trazira në kryeqytet.
Kryeministri i Maqedonisë Zaev ka akuzuar “biznesmenët grekë” të lidhur me rusinë për nxitjen e trazirave në vend mbi ndryshimin e emrit që nëse vazhdon përpara, do të mundësojë anëtarësimin në NATO.
Qendra për raportimi të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zbulon burimin e të paktën disa nga pagesave: Të paktën 300,000 euro u janë dhënë nga Savvidi personave që bëjnë oponencë për ndryshimin e emrit.
Dokumentet e shikuara nga gazetarët tregojnë se Savvidi ka transferuar fondet e tij në Maqedoni me një seri pagesash
Savvidi ka lindur në Gjeorgji dhe e bëri pasurinë e tij në privatizimin e asaj që do të bëhej kompania më e madhe e duhanit në Rusi. Ai është një nga biznesmenët më të pasur të Rusisë, me një pasuri prej $ 2 miliardësh. Pasi u transferua në Greqi në mesin e viteve 2000, ai bleu klubin e futbollit PAOK dhe media të ndryshme.
Perandoria e tij e biznesit tani dominon qytetin e dytë të Selanikut.(TemA)