Zoran Zaev ka pranuar qeveri teknike sipas modelit të Përzhinos, por kërkon nga lideri i VMRO-DPMNE-së që publikisht t’i ftojë qytetarët të dalin dhe të votojnë në referendumin. Këto janë informacionet e para jo zyrtare që dalin nga takimi i liderëve që po mbahet në Klubin e deputetëve.
Po ashtu jozyrtarisht mësohet se Hristian Mickoski ka hequr dorë nga ndryshimet në nenin 353 nga Kodi Penal. Ai është arsyetuar se e bën këtë për shkak se qëllimi i tij nuk është që të kërkoj amnisti.VMRO-DPMNE për formimin e KSHZ-së kërkon Qeveri të Përzhinos dhe Ligj për financimin e partive.
Zaev kërkon garanca nga opozita për referendum të suksesshëm.