Ballina Aktualitet Kosovë Kolona të gjata në Merdar, pritjet deri në katër orë (Foto)

Kolona të gjata në Merdar, pritjet deri në katër orë (Foto)

Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë kanë filluar të zgjaten. Pas nisjes së pushimeve të mërgimtarëve të cilët kanë filluar të vijnë në Kosovë, në pikën kufitare në Mendar për të hyrë në Kosovë, dje pasdite pritjet kanë shkuar deri në 3 – 4 orë.

Sipas fotografive që kanë dërguar qytetarët në adresë të Kallxo.com, shihet se kolonat janë të gjata për të hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës në pikë-kalimin kufitar në Merdar.Ndërkohë linku i Ministrisë së Punëve të Brendshme ku qytetarët mund t’i marrin informatat për pritjet në të gjitha pikë-kalimet kufitare të Kosovës nuk është duke funksionuar.