Lideri iranian Ayatollah Ali Khamenei ka deklaruar se Uashingtoni është një partner jo i besueshëm dhe se zyrtarët në Teheran do të bënin një gabim të madh në rast se do të negocionin me SHBA-në.
“Nuk duhet t’i besohet nënshkrimit dhe fjalës së amerikanëve, prandaj negocitatat me ta nuk janë të besueshme”, thuhet në një deklaratë për mediat, e cila është publikuar në faqen e tij zyrtare në web.
Teherani zyrtar e ka kritikuar tërheqjen e presidentit Donald Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, dhe gjatë javës së kaluar, Khamenei dhe liderë tjerë kanë shtruar pyetjen se a duhet të respektohen detyrimet e marrëveshjes me Trump?
Një mënyrë e të vetpërgjigjurit ishte deklarata se Irani vazhdon të marrë uranium dhe se është në përfundim të ndërtimit të një termocentrali.