Ballina Argëtim Jetë & Stil Aborti selektiv vret 100 milionë femra çdo vit

Aborti selektiv vret 100 milionë femra çdo vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se 100 milionë femra vriten çdo vit përmes abortit selektiv.

Ky akt ndërmerret falë dëshirës së prindërve për të patur medoemos djalë.

Edhe pse në vendin tonë nuk ekzistojnë statistika për abortet, përsëri ne nuk përjashtohemi nga ky fenomen.

 “Aborti selektiv është një problem mbarë botëror sidomos në vendet lindore, siç janë Kina dhe India. Për hir të së vërtetës aborti në Shqipëri lejohet si abort në tërësi deri në 12 javë.

Pra çdo grua në moshën prodhuese ka të drejtë që të kërkojë abortin pa dhënë asnjë lloj arsye deri në 12 javë. Por aborti selektiv gjinor është i ndaluar”, shprehet gjinekologu Rustem Celami për Top Channel.

Aborti selektiv jo gjithmonë vjen si kërkesë direkte, pasi shumë nëna e fshehin atë duke shkaktuar vetë abortin spontan.

@tn.lajmelokale
@tetovanews