Ballina Bota Negociata me Uashingtonin, lideri iranian: Nuk u besohet amerikanëve!

Negociata me Uashingtonin, lideri iranian: Nuk u besohet amerikanëve!

Lideri iranian Ayatollah Ali Khamenei ka deklaruar se Uashingtoni është një partner jo i besueshëm dhe se zyrtarët në Teheran do të bënin një gabim të madh në rast se do të negocionin me SHBA-në.

“Nuk duhet t’i besohet nënshkrimit dhe fjalës së amerikanëve, prandaj negocitatat me ta nuk janë të besueshme”, thuhet në një deklaratë për mediat, e cila është publikuar në faqen e tij zyrtare në web.

Teherani zyrtar e ka kritikuar tërheqjen e presidentit Donald Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, dhe gjatë javës së kaluar, Khamenei dhe liderë tjerë kanë shtruar pyetjen se a duhet të respektohen detyrimet e marrëveshjes me Trump?

Një mënyrë e të vetpërgjigjurit ishte deklarata se Irani vazhdon të marrë uranium dhe se është në përfundim të ndërtimit të një termocentrali.

Artikulli paraprakFeja po kthehet në fushë konfliktesh
Artikulli tjetërAborti selektiv vret 100 milionë femra çdo vit