Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas takimit të paraparë me liderët e partive politike për arritjen e konsensusit nacional për dialogun me Serbinë doli me një konferencë. Ai bëri të ditur se në takimin e sotëm kanë marrë pjesë vetëm partitë e koalicionit qeverisës, pra kryeministri, zëvendëskryeministri dhe përfaqësuesi i Grupit Gjashtë Plus. Siç tha kreu i Kuvendit, mesazhi që duhej të bartej sot ka qenë mesazhi i unitetit dhe qëndrimit konsistent se Kosova është vend sovran dhe sovranitetit është i pacenueshëm. “Nevoja e reflektimi, nevoja e akumulimit të një qëndrimi politik qoftë për populizëm është legjitime e opozitës. Me Serbinë të ulesh sot nuk është privilegj, është sakrificë në të njëjtën kohë përgjegjësi.
Arritja e paqes për fëmijët është përgjegjësi e të gjithëve. Mesazhi që sot do të duhej ta përçonim do të ishte konsensusi i të gjithëve”, tha Veseli. Sipas Veselit, një pjesë e opozitës ka pranuar të merr pjesë në procesin e dialogut dhe u shprehet i sigurt se do të kenë një unitet në këtë proces. “Unë flas me shumë përgjegjësi, një pjesë e opozitës ka pranuar të marrë pjesë në dialog. Jam shumë i sigurt që do të kemi një unitet të plotë në këtë proces. Populizmi nga i cili ka fituar në zgjedhje VV është dëshirë e të gjitha partive. Si qëndrim me partitë që kanë marrë pjesë është se do të marrim pjesë në procesin e dialogut, do të caktojmë vijat. Territori dhe integriteti i Kosovës është i pacenuar”, tha Veseli./21media/