Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Reçak të Shtimes është përuruar “Kulla e Lirisë”.
I pari i kësaj komune, Naim Ismajli, deklaroi se komuna tash e tutje do të kujdeset për këtë objekt, pasi është një monument i vlefshëm.
Familjarët e dëshmorëve u shprehen të kënaqur që kjo kullë do të shpalosë historinë e luftës.
“Kulla e Lirisë” u realizua me vetëfinancim nga banorët e këtij vendi.