Kanellë dhe mjaltë është një kombinim tepër i njohur për vetitë shëruese, i përdorur ndër shekuj në mjekësinë kineze, si një trajtim për shumë çështje shëndetësore.
Të dyja këto përbërës kanë veti të shkëlqyera antibakteriale dhe antiseptike, të cilat ju ndihmojnë të luftoni dhe të mbroni veten nga disa probleme të zakonshme, duke përfshirë fryrjen, lodhjen, dispepsinë, artritin, infeksionet e lëkurës dhe infeksionet e fshikëzës.
Ky ilaç natyral nuk shkakton asnjë efekt anësor, madje rekomandohet në sasi të kufizuara edhe nga diabetikët.
Vetitë kuruese të kësaj përzierje:
Zvogëlon simptomat e artritit
Kombinoni një lugë gjelle mjaltë me një lugë çaji kanellë dhe e përzieni me një gotë ujë të ngrohtë. Pijeni këtë përzierje çdo ditë për të lehtësuar dhimbjen tuaj të artritit.
Forcon sistemin imunitar
Konsumi i kësaj përzierjeje rregullisht do t’ju ndihmojë gjithashtu të forconi sistemin tuaj imunitar dhe të shkatërroni të gjitha bakteret e dëmshme në trupin tuaj. Kjo, pasi mjalti përmban hekur, është i pasur me vitamina dhe posedon veti të fuqishme antivirale.
Ndihmon me dispepsinë (problemet me tretjen)
Nëse keni probleme me stomakun dhe tretjen, filloni të përdorni këtë ilaç rregullisht dhe do të shihni që për pak kohë problemi juaj do të marrë fund!
Ul nivelin e kolesterolit
Kombinoni 2 lugë gjelle mjaltë me 3 lugë gjelle kanellë. Konsumojeni një herë në ditë atë, pasi siguron uljen e nivelit të kolesterolit deri në 10% brenda disa orësh.
Parandalon lodhjen
Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni pak kanellë dhe gjysmë lugë gjelle mjaltë. Kështu do të ndiheni më të fuqishëm dhe energjik.
Parandalon ulcerën dhe lehtëson problemet e stomakut
Nëse vuani nga problemet e stomakut ose ulcera filloni të konsumoni këtë ilaç rregullisht dhe gjithçka do të përmirësohet.
Shëron të ftohurat ose gripin
Me përzierjen e një lugë gjelle mjaltë me ¼ lugë gjelle kanellë dhe ujë të ngrohtë, gripi apo e ftohura do kalojë shumë më shpejtë seç mund ta imagjinonit. Pijeni përzierjen çdo ditë, për 3 ditë rresht.
Parandalon humbjen e flokëve
Ky kombinim i mrekullueshëm ju ndihmon edhe për të parandaluar humbjen e flokëve. Krijoni një maskë natyrale më mjaltë, kanellë dhe disa pika limon dhe aplikojeni në flokë. E lini vetëm për 15 minuta.
Trajton infeksionet e fshikëzës
Në një gotë me ujë të ngrohtë shtoni 2 tbsp. e kanellës dhe 1tsp e mjaltit dhe pini rregullisht përzierjen nëse keni probleme me infeksionet e fshikëzës.
Parandalon problemet kardiovaskulare
Kjo përzierje mund t’ju ndihmojë të ulni rrezikun e sulmit në zemër dhe të rregulloni nivelet e kolesterolit, duke parandaluar në mënyrë efektive një sërë problemesh kardiovaskulare.
Përzierja do t’ju ndihmojë të pastroni arteriet e pllakës arteriale dhe të parandaloni vështirësitë në frymëmarrje.
Kontribuon në jetëgjatësinë tuaj
Ju mund të përgatitni çaj me kanellë dhe mjaltë, e të parandaloni çdo problem që lidhet me moshën, duke kontribuar në jetëgjatësinë tuaj. Kjo gjë ndodh vetëm nëse e pini rregullisht!
Trajton infeksionet e lëkurës
Kombinojeni mjaltin dhe kanellën në sasi të barabarta dhe aplikoni pastë për zonat e prekura. Ajo mund të ndihmojë me ekzemën dhe shumë infeksione të tjera të lëkurës.
l.h/ dita