Ballina Shëndeti DETAJET: Skandali i djathit me nisheste, ja zyrtarët e implikuar që...

DETAJET: Skandali i djathit me nisheste, ja zyrtarët e implikuar që rrezikuan jetën e qytetarëve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), gjatë një kontrolli në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, ka bllokuar 180 kg djathë që rezultoi se në përbërje të tij kishte niseshte.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me anë të një komunikate për shtyp, ka garantuar të gjithë konsumatorët se do të “vazhdojë të jetë viligjente, duke forcuar dhe vënë në lëvizje të gjithë mekanizmat dhe instrumentët e duhura institucionale, me qëllim garantimin dhe fuqizmin e sistemit të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore”.

Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elemetët përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet. Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë.

Por, kush e drejtonte biznesin ne fjale qe ishte shnderruar në kërcenim serioz për qytetarët? Kush i garantonte atij mbrojtje për të operar prej vitesh me radhë në treg me produkte jashtë standarteve?

Biznesi te cilit i eshte bllokuar djathi me niseshte, eshte vellai i Zef Hiles, kryetari i bashkise se Vau Dejes, PD.

Mesa duket, PD pas sjelljes qe tregoi me ane kryetarit te PD-se Gramsh ndaj policise, tani po tregon anen tjeter te saj, ate te mos respektimit te asnje lloj ligji, duke rrezikuar edhe jeten e qytetareve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews