Ballina Sport Shuker: Ja pse po eliminohen favoritët nga Botërori

Shuker: Ja pse po eliminohen favoritët nga Botërori

Golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës më 1998, kroati Davor Shuker, ka dhënë shpjegimin e tij pse ekipe qe pretendonin të fitojnë trofeun në Rusi, nuk arritën as deri në çerekfinale, transmeton GazetaMetro.net

“Diçka po ndodh me favoritët. Shikoni formën e Argjentinës, Gjermanisë apo Spanjës. NË FIFA dhe UEFA duhet të luftojmë që të ulet numri i lojërave. Kemi shumë ndeshje, si përgatitore, në e deri te liga kombëtare. E di që të drejtat televizive janë me rëndësi por duhet të ulim numrin e ndeshjeve.”, ka thënë ish futbollisti që tani mban postin e kryetarit të Federatës Kroate të Futbollit.

Ai beson se e njëjta do të ndodh përsëri edhe pas 2 vitesh në Kampionatin Europian.

Madje, europianin do të bëjë edhe më të vështirë fakti që do të luhet në disa shtete.

“Do të jetë e mundur që atëherë të luani në Baku (kryeqytet i Azerbajxhanit) dhe pastaj të ktheheni në Mynih. Për këtë lojtarët nuk do të jenë të lumtur”, tha Shuker, duke paralajmëruar se kjo vetëm do të shtonte lodhjen e lojtarëve që edhe ashtu kanë angazhime të tepërta. /gazetametro.net/

Artikulli paraprakLufta e Tretë Botërore afër? SHBA’ja hedh bombën bërthamore në një test tronditës për t’u ballafaquar me Rusinë dhe Kinën
Artikulli tjetërZvicra me kapiten shqiptar për sfidën me Suedinë