Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar shumë panik tek qyetarët gjatë ditë së sotme. Ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë edhe në transmetimet live të televizioneve në vend.
Momentet kur tërmeti ndjehet në studion e emisionit “Në shtëpinë tonë” në Top Channel kanë bërë tashmë xhiron në rrjet.
Moderatori Florjan Agalliu në momentin që fillojnë lëkundjet kap për dore kuzhinieren e emisionit dhe dalin jashtë.
“Ne ishim duke regjistruar. Në fillim mendova ta kaloja si situatë, por kur nisën të binin pjatat pas shpinës sime, mendova që të largoheshim. Marrja e zonjës me vete ka qenë instinkt mbrojtës sepse në fakt po mendoja për time bijë që është në kopsht”, shprehet moderatori Florian Agalliu.