Populli kolumbian është udhëzuar që qëndrojë i qetë pasi dy lojtarët që humbën penalltitë ditën e martë ndaj Anglisë janë sulmuar dhe kërcënuar në mediat sociale. Mesazhe të ashpra ndaj Uribe dhe Baka-s kanë filluar të shfaqen menjëherë pas përfundimit të ndeshjes teksa Kolumbia u eliminua pas dramës së penalltive. Penalltia e Uribe goditi traversën, teksa tentativa e Baka-s u prit nga portieri Pikford.
Postimet, shumica prej tyre drejtuar Baka-s, për të cilin tifozët mendonin se goditi penalltinë më të shëmtuar, kanë paralajmëruar lojtarët duke i thënë se ishin të “vdekur”, dhe i kanë nxitur të vrasin veten dhe të mos rikthehen në vendin e Amerikës së Jugut. Këto mesazhe janë bërë megjithëse policia është duke investiguar kërcënimet për jetën e lojtarëve, një prej tyre është Karlos Sançez, pas kartonit të kuq në ndeshjen e parë në minutën e 3-të. Një nga përdoruesit e Tuitter shkruan: Vdis Karlos Baka. Bir kurve. Asnjë nuk të do ty. Mos u rikthe në këtë vend.”








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





