Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se nuk ka “hequr dorë nga asgjë” gjatë samitit me homologun rus, Vladimir Putin, duke sugjeruar se ai nuk ka bërë konsensione apo marrëveshje që mund të jenë të dëmshme për interesat e SHBA-së.
Në një postim në Twitter, Trump gjithashtu tha se ai dhe Putini kanë “kaluar mirë, që është gjë e mirë” dhe ka akuzuar atë që ai e quajti “media të korruptuar”, që i ka dhënë një pasqyrim negativ këtij samiti, raporton rel.
“Kur i dëgjon Mediat e Rreme që flasin negativisht për takimin tim me presidentin Putin dhe për të gjitha ato që kam hequr dorë, ju kujtoj, nuk kam hequr dorë nga asgjë. Ne biseduam vetëm për përfitimet e ardhshme për dy vendet tona”, ka shkruar Trump në Twitter.
Putini dhe zyrtarët e tjerë rusë kanë thënë se presidentët, gjatë samitit në Helsiniki më 16 korrik, kanë arritur një sërë marrëveshjesh.
Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë nuk kanë njoftuar për ndonjë marrëveshje të arritur dhe kanë dhënë shumë pak detaje lidhur me atë se çfarë kanë biseduar Trumpi dhe Putini gjatë takimit të tyre.