Ujërat e zeza janë bërë problem për shumë zona turistike të Shqipërisë.
Së fundmi ky problem është evidentuar në bregdetin e Sarandës.
Rrjedhja e tyre në det është pak metra larg shezlloneve që qytetarët kanë paguar për të kaluar pushimet. Por Bashkia Sarandë nuk ka marrë asnjë masë. Më poshtë po ju sjellim videon ku duken qytetarët të cilët kalojën pranë tyre.
Kujtojmë këtu se ky problem disa ditë më parë u shfaq dhe në bregdetin e Durrësit. /CNA.al