Ballina Argëtim Jetë & Stil Klientët e demoluan sallonin e nusërisë, shkaku i mosmarrëveshjes për çmimin e...

Klientët e demoluan sallonin e nusërisë, shkaku i mosmarrëveshjes për çmimin e fustanit (Video)

Çmimi i një fustani ka qenë shkaktari që klientët e demoluan një sallon nusërie në Birmingham të Anglisë.

Një i pranishëm ia ka dalë të filmojë fshehtas, teksa ata përdornin mjetet të ndryshme që të rrëzonin kukullat-modele dhe gjësendet e tjera që ishin për shitje, transmeton Telegrafi.

Pos dëmeve materiale, lëndime ka pësuar edhe shitësi 50-vjeçar, që po trajtohet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka konfirmuar rastin dhe ka bërë se të ditur se ka kryer edhe arrestime, ndërsa ka konstatuar se gjithçka ka ndodhur për motive të ulëta.

Në mënyrë që të zbardhet ngjarja në tërësi, duhet që të merret në pyetje edhe shitësi që është ende në spital. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews