Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Mbretëria e Bashkuara nuk është kundër një zgjidhjeje për Kosovën, por dëshiron që Serbia në kuptimin e plotë të fjalës të pranojë pavarësinë e Kosovës, çka, sipas tij, nuk është zgjidhje kompromisi.
Madje, ai ka vlerësuar se Britania e Madhe mund të jetë shteti i vetëm që kërkon njohje të plotë të shtetit të Kosovës nga Serbia.
“Ata edhe pse nuk thonë këtë shprehimisht, dëshirojnë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Nga këndvështrimi i tyre kjo është zgjidhje, edhe atë që Serbia të mos fitojë asgjë. Kjo për ne nuk është zgjidhje me kompromis, e Serbia është për kompromis”, deklaroi Vuçiq.
Ai ka thënë se nuk është i sigurt që anglezët nuk janë të vetmit që e kërkojnë njohjen, por pa hamendje flasin për qëndrimin e tyre prej vitit 2008.
“Ky ishte qëndrimi i tyre edhe më herët, por ‘bëheshin anglezë’ deri më 2008, kur përfundimisht e pranuan qëndrimin e tyre. Ata shpresojnë që Serbia të pranojë Kosovën në kuptim të plotë. Nuk më duhet të flas se sa është kjo reale”, u shpreh Vuçiq.