Ballina Diaspora DIASPORA E MAQEDONISË DO TË MUND TË VOTOJË NË REFERENDUM

DIASPORA E MAQEDONISË DO TË MUND TË VOTOJË NË REFERENDUM

Diaspora e Maqedonisë do të mund të votojë në referendum, por anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nuk pajtohen nëse votimi duhet të bëhet në ambasadat e vendeve përkatëse ose gurbetçarët duhet të vijnë të votojnë në Maqedoni.

Anëtari i KSHZ-së Janaqe Vitanovski, tha se në referendumin më 30 shtator diaspora do të mund të votojë në përfaqësitë konsullare, siç është e theksuar në rregulloren për organizimin dhe zbatimin e referendumit.

Nënkryetarja e KSHZ-së Dimitre Shehu, kundërshtoi që diaspora të votojë në përfaqësitë konsullare, pasi sipas saj ka harxhime të mëdha. Ajo thotë që diaspora duhet të vijë në Maqedoni dhe të votojë këtu.

Elizabeta Postolovska theksoi se presin të dhëna nga Ministria e Punëve të Jashtme për numrin e të punësuarve në përfaqësitë konsullare dhe do të tentojnë të ulin shpenzimet.

Anëtarët e KSHZ-së në seancën e sotme miratuan rregulloren për organizimin dhe zbatimin e referendumit.

Me Ligjin për referendum diaspora nuk ishte e përfshirë. Për herë të parë ata votuan në zgjedhjet në vitin 2011, ndërsa Ligji për referendum është që nga viti 2015.