Ballina Sport E çuditshme/ Ende pa filluar sezoni, tifozët e Chelseat kërkojnë shkarkimin e...

E çuditshme/ Ende pa filluar sezoni, tifozët e Chelseat kërkojnë shkarkimin e Sarrit

Premier Liga nuk ka nisur ende, por për Mauricio Sarrin kanë nisur kohët e vështira.

Aventura në stolin e Chelseat pritej e vështirë, duke parë vështirësitë e klubit në merkato, pa anashkaluar edhe dashurinë e tifozëve për paraardhësin Antonio Conte.Prandaj mjaftoi humbja e parë në Superkupë kundër Cityt për të nisur edhe kritikat e shtypit dhe tifozërisë.

Kjo e fundit e ka pushtuar “Twitter”-in me hashtagun “#Sarriout”, që nuk ka nevojë për përkthim dhe kërkon kokën e trajnerit pas vetëm disa javësh në stol.

Por, veç gjendjes emocionale të tifozëve, edhe shtypi ishullor është treguar kritik në analizën për premierën e Chelseat të ri.

“Si pjesa më e madhe e kolegëve të tij në Premier League, ish-trajneri i Napolit është një ideolog: nuk do ta modifikojë qasjen e tij për lojën në bazë të karakteristikave të skuadrës. Te Napoli nuk fitoi kurrë asnjë trofe. Puna e tij do të nisë prej këtu tani që vera do t’i lërë vendin vjeshtës së freskët. Dhe stoli i tij do të bëhet më i nxehtë”, shkruan “The Times”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews