Ballina Sport Mourinho: Real Madrid është më i madh se çdo lojtar

Mourinho: Real Madrid është më i madh se çdo lojtar

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, është pyetur për largimin e Cristiano Ronaldos nga Madridi dhe përgjigja e tij ka qenë e shkurtër: “Real Madridit do t’i mungojë ai, natyrisht, por klubi është më i madh se çdo lojtar”.

Portugezi pati nderin që ishte trajneri i parë që e mposhti Real Madridin e Julen Lopeteguit, mbrëmë në ndeshjen e turneut miqësor parasezonal, International Champions Cup, me rezultat 2-1.

Ai tha pas ndeshjes se ky version i Real Madridit nuk është ajo çfarë njerëzit do të shohin gjatë sezonit.

“Ky nuk ishte Real Madridi. As nuk ishte Manchester Unitedi im. Shumë lojtarë munguan. Nuk është koha të vlerësojmë asgjë. Kjo fitore do të ishte e rëndësishme në Champions League, por jo sot”, shtoi ai. /albeu.com/

@tn.lajmelokale
@tetovanews