Ballina Sport Orari i Shkëndijës para përballjes me Salzburgun

Orari i Shkëndijës para përballjes me Salzburgun

Shkëndija të hënën do të zhvillojë stërvitjen e fundit në Tetovë , ndërsa në mesdite do të mësojë emrin e kuadrës kundërshtare në play-off, para se të niset drejt Austrisë dhe përballjes me Salzburgun, në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve. Ekspedita e Shkëndijës në mbremjen e të së hënës, do të niset drejt Austrisë, ku është planifikuar që akomodimi dhe përshtatja sa më e lehtë e futbollistëve me mjedisin e ri , ndërsa të martën është planifikuar që në orarin e zhvillimit të ndeshjes, në orën 19.00, të zhvillohet seanca e fundit stërvitore para sfidës me Salzburgun. Lajmi i mirë për Shkëndijën është aktivizimi i përforcimit të fundit në merkato, mbrojtësit Gledi Mici, që ka marë dritë jeshile për garim nga UEFA.

@tn.lajmelokale
@tetovanews