Ballina Sport Real Madrid-Milan, ja kur do të luhet supersfida për trofeun ‘Santago Bernabeu’

Real Madrid-Milan, ja kur do të luhet supersfida për trofeun ‘Santago Bernabeu’

Tashmë është zyrtare, pasi Real Madridi ka informuar tifozët e vet se për trofeun “Santiago Bernabeu” do të përballen me Milanin.

Përballja mes dy gjigantëve do të zhvillohet më datë 11 gusht, në orën 19:00.Reali dhe Milani janë klubet me më shumë trofe të Ligës së Kampionëve, gjithsej 20, me mbretërit që kanë 13 dhe kuqezinjtë 7.

Pra, do të jetë një përballje e dy më të mëdhenjve të kontinentit.

Madrilenët kanë qenë dominues në vitet e fundit duke e fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Te Milani situata është ndryshe, pasi nuk ka luajtur në garën më të madhe në Europë në vitet e fundit.

Hera e fundit që italianët e kanë fituar trofeun është viti 2007.

Milani këtë vit është duke punuar shumë që të marrë lojtarë me vlerë, me Gonzalo Higuainin, që është në qendër të merkatos.

@tn.lajmelokale
@tetovanews