Ballina Aktualitet Kosovë Bashkëpunëtori i Merkelit: Ndarja e Kosovës do të thotë, luftë!

Bashkëpunëtori i Merkelit: Ndarja e Kosovës do të thotë, luftë!

Nëse ka një ndarje të Kosovës, do të ketë luftë! Me pak fjalë, ky është një paralajmërim i Gjermanisë dhe Angela Merkelit e thënë nga goja e njeriut që konsiderohet dora e djathtë e kancelares, Norbert Roetgen, raporton portali serb “Srbija danas”, transmeton zeri.info

Mesazh i qartë i është dërguar Beogradit dhe Prishtinës, por sigurisht dhe Donald Trumpit dhe administratës së tij në Uashington, ku fjalë për fjalë është shkruar në një raport konfidencial që në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë e ka prezantuar Roetgen, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Merkelit dhe kreu i Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, përcjell më tutje “Zeri.info”.

Dokumentin, përmbajtja e të cilit është bërë publike, ai e ka përpiluar së bashku me Robert Cooper, një ish-mbikëqyrës në dialogun teknik autoriteteve të Serbisë dhe të Kosovës.

Raporti thuhet se ka tre faqe, ku përmendet drejtpërdrejt një konflikt i mundshëm i armatosur.

“Ndryshimi i kufijve në Kosovë me siguri nuk do të kalojë pa dhunë, ajo nuk mund të kryhet në mënyrë të qetë, dhe do të çojë në emigrimin e serbëve – ky është vetëm një nga citatet e raportit të përpiluar nga Roetgen dhe Cooper./Zeri