Ballina Aktualitet Lajme PDSH me fushatë përmbyllëse në Kumanovë, me moton “Një hap para PËR...

PDSH me fushatë përmbyllëse në Kumanovë, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!

Partia Demokratike Shqiptare sot në Kumanovë mbajti fushatë e saj përmbyllëse për përkrahjen e referendumit të 30 Shtatorit, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!

Në fjalimin e tij Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mes tjerash potencoi se është përgjegjësia jonë si qytetarë dhe shqiptarë që në referendum ta vulosim përcaktimin tonë pro-perëndimor dhe 30 Shtatori është data kur shqiptarët duhet ta dëshmojnë këtë përcaktim në vepër, sepse aty vendoset e ardhmja e familjeve tona. Integrimi në strukturat euro-atlantike forcon paqen dhe stabilitetin, zhvillon demokracinë si dhe hap mundësitë për një zhvillim të vërtet ekonomik në tërë rajonin – theksoi Thaçi.

Në fjalën përmbyllëse Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci bërë thirrje që me 30 Shtator të dilet dhe masovikisht të votohet PËR NATO dhe BE!

@tn.lajmelokale
@tetovanews