Ballina Sport Fillon Champions League, mbrëmja e parë rezervon përballje titanësh

Fillon Champions League, mbrëmja e parë rezervon përballje titanësh

Sonte në mbrëmje, prej orës 18:55 (dhe në orën 21:00) fillon Champions League, kompeticon më prestigjoz për klube në botë. Mbrëmja e sotme rezervon disa përballje titanësh si Liverpool-PSG apo Inter-Tottenham. Gjithashtu Atletico Madrid luan në një transfertë të vështirë kundër Monaco, ndërsa Barcelona pret PSV.

Kompeticon më i fortë në botë për klube fillon sonte në mbrëmje. Ky sezon i champions League nis me Real Madridin si kampion aktual dhe Barcelona, Juventus e PSG, si pretendentë të mëdhenj për titullin, me Atlético Madrid, Bayern, Liverpool, dhe Manchester City që janë aty. Dita e parë vjen me disa ndeshje që premtojnë spektalë. Liverpool luan kundër Paris SG, Atlético Madrid ndaj Monaco ndërsa Inter sfidon Tottenham.

E gjithë vëmendja është përqëndruar në Anfield ku të kutë presin kampionët e Francë. Një sfid tepër emocionues ku përballë janë dy ekipe që cilësohen si favorite për të fituar trofeun. Vendasit vijnë pas një momenti mjaft të mirë në kampionat, ku kanë marrë maksimumi e pikëve në pesë ndeshjet e para, ashtu si PSG në Ligue 1. Diferenca e vetme mes dy ekipeve është se francezët janë një ditë më të çlodhur.

Atlético Madrid vjen pas një momenti negativ në përballen e parë në Champions ku udhëton në Francë për tu përballur me Monaco, që ka fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e para në kampionat.

Atlético ka fillimim më të këq në La Liga që kur Simeone mori drejtimin e klubit duke regjistruar një fitore dy barazim dhe një humbje në katër ndeshjet e para. Gjithsesi në Champions League situata ndryshon dhe shpesh herët ekipet tjetërsohen.

Rojiblancos kanë qenë vetëm një herë fitues në një nga gjashtë vizitat e tyre në Francë: 2-3 në Sedan në Recopa të vitit 1961. A do të thyhet ky mallkim? Mbetet për t’u parë, por Simeone ka vetëm një objektiv: të shkojë sa më larg në këtë kompeticion.

Një ndeshje interesante në grupin A është edhe ajo mes Club Brugge dhe Borussia Dortmund. Verdhezinjtë e kanë nisur mjaft mirë kampionatin duke marrë 7 pikë në 3 ndeshjet e para, dhe kundër belgëve kërkojnë të vazhdojnë me këtë ritëm. Brugge në letër konsiderohet si ekipi më i lehtë, por forma që po kalon në kampionat është një kërcënim për çdo rival. 6 fitore dhe një barazim në 7 ndeshje është një tregues tepër pozitiv.

Përballje interesante premton mes të barabartësh edhe Grupi D, Galatasaray luan në stadiumin “Telekom Arena” kundër Lokomotiv Moscow, ndërsa Schalke dhe Porto, që shihen si favoritet për të kaluar grupin përballen në Gjermani në “Veltins Arena”./ON/

@tn.lajmelokale
@tetovanews