Ballina Bota Analiza A triumfojnë gjithmonë të fortët në politikë dhe diplomaci?

A triumfojnë gjithmonë të fortët në politikë dhe diplomaci?

Nga John Feffer

Lajmi se Kanadaja i është nënshtruar diktatit të SHBA-së mbi tregtinë më trishtoi. Entuziazmi me të cilin Donald Trump e bëri të ditur “fitoren” e tij të fundit, është mashtrues. Sigurisht, nuk e detyroi ai Meksikën dhe Kanadën të bënin gjithçka që ai donte në zëvendësimin e NAFTA-s.

Por ai me siguri mund të pretendojë një ‘grusht shteti’ në marrëdhëniet me publikun. Dhe mbështetësit e tij në Kongres po mbledhin të gjitha përfitimet e momentit. Unë do të doja të besoja se loja e presionit me tregtinë e jashtme e Donald Trump, thjesht nuk do të funksionojë. Por çfarë ndodh nëse funksionon?

Po sikur Kina të tulatet? Po nëse BE-ja futet në ngërç? Loja e tregtisë nuk fitohet thjesht nga ata që mund të negociojnë më gjatë, apo shkruajnë traktatet më të hollësishme. Ajo shpesh fitohet prej atyre që e tregojnë hapur dhe vrazhdë fuqinë e tyre.

Gjeopolitika, nuk është një lojë për zemra delikate. Ajo është sheshi i përsosur i lojërave për të fortët. Këta ishin në rritje edhe para se tirani kryesor i Amerikës, të fitonte presidencën në vitin 2016. Vladimir Putin, Rodrigo Duterte, Rexhep Tajip Erdogan, Daniel Ortega:të gjithë këta liderë besojnë se fuqia e tyre prodhon të drejtën.

Por Trump e ka çuar atë në një nivel tjetër. Rusia, Turqia, Nikaragua dhe Filipinet kanë qëne të të pasura me histori të burrave të fuqishëm, që imponojnë vullnetin e tyre ndaj popullatave rezistente. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë këtë traditë. Sundimi i ligjit, supozohet të mbajë nën kontroll të fortët.

Tani Trump po sjell në qeveri një klub të tërë të fortësh të ngjashëm. Xhon Bolton dhe Majk Pompeo po drejtojnë politikën e jashtme. I tmerrshmi Xhef Seshën është duke rishkruar rregullat ligjore. Dhe tani Trump dëshiron të futë Gjykatën e Lartë njerëz si Bret Kavanoug, që nuk e ka njohur kurrë ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës, dhe në dëshminë e tij më të fundit, u përpoq të detyrojë Kongresin të konfirmojë propozimin e tij, thjesht sepse ai është i kualifikuar për atë post.

Ata që bëjnë presion, edhe pse jo gjithmonë, i druhen një luftë të vërtetë. Ata zgjedhin të dobëtit, dhe ata që frikësohen lehtë. Ata flasin shumë. Edhe Donald Trump gjithashtu. Dhe ai nuk duket se po i largohet ndonjë lufte. Por ato janë beteja verbale – në shtyp ose në sallën e gjyqit.

Trump flet shumë rreth shkatërrimit të vendeve të tjera, dhe rrëzimit të udhëheqësve të tyre. Deri më tani, ai ka sulmuar vetëm disa të “dyshuar të zakonshëm” – disa objektiva në Siri, një fushatë bombardimi në një nga vendet më të varfëra në botë (Afganistani), dhe një vazhdim i programit amerikan të prodhimit të avionëve.

Është e vërtetë, Trump mund të përgatitet për një luftë me Iranin. Por ai është duke u shtyrë në atë drejtim nga njerëz brenda administratës së tij si Xhon Bolton dhe Majk Pompeo. Por unë dyshoj se Trump dëshiron thjesht të detyrojë Iranin të nënshtrohet.

Ai e ka goditur këtë vend me sanksionet që administrata e mëparshme kishte hequr, si rezultat i marrëveshjes bërthamore. Tashmë, eksportet iraniane të naftës kanë rënë ndjeshëm, me 870.000 fuçi në ditë që nga muaji prilli. Administrata Trump ka kërcënuar të penalizojë me sanksione dytësore, çdo vend që importon naftë iraniane.

Për pasojë, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë pezulluar tashmë porositë e tyre. Ndërkohë, eksportet amerikane të naftës janë rritur, pjesërisht për të mbushur boshllëkun. Natyrisht, jo të gjithë i janë bindur urdhrave të Trumpit. Kina në veçanti do të vazhdojë të blejë produkte iraniane. Dhe europianët, janë duke e sfiduar hapur Trumpin, përmes hartimit të një marrëveshje me Teheranin për të ruajtur marrëveshjen bërthamore, dhe për të mbajtur lidhje të hapura tregtare dhe investuese.

Dhe çmimet e naftës janë në rritje, çka do të thotë më shumë pakënaqësi në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në mesin e përkrahësve të Trumpit. Trump thotë se dëshiron një marrëveshje të re bërthamore. Por në fakt loja përfundimtare është ndryshimi i regjimit në Teheran.

Ndërkohë lufta në Irak ka krijuar një lloj të re sindrome:presion maksimal, përfshirje ushtarake minimale. Kjo është ajo që disa vëzhgues e kanë përshkruar si “ndryshimi i regjimit me kosto të lirë”. Deri më tani, falë disa aleatëve të fuqishëm, Irani po i reziston presionit.

Ndoshta nëse Kim Jong Un do të ishte mysliman, nuk do të kishte armë bërthamore, ose do të kishte bërë gabimin e madh të të sjellurit mirë me Barak Obamën, Trump nuk do të ishte i interesuar të ulej për të folur me të. Falë takimit historik Trump-Jong Un, Pheniani ka vazhduar një moratorium mbi testimet bërthamore dhe raketore, si dhe ka shkatërruar disa pjesë jo thelbësore të kompleksit bërthamor. Por problemi kryesor mbetet i njëjti.

Ndërkohë në lidhje me çështjen palestineze, Donald Trump ka premtuar një marrëveshje të

re për paqen në Lindjen e Mesme. Administrata Trump, ka ushtruar presion maksimal ndaj palestinezëve për të negociuar nga një pozicion progresivisht më i dobët, dhe një presion minimal ndaj Izraelit për të bërë ndonjë lëshim të vogël.

Trump e ka zhvendosur ambasadën amerikane në Jerusalem, anuluar ndihmën vjetore prej 200 milionë dollarësh për palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor, dhe ndërprerjen e mbështetjes financiare për një agjenci të OKB-së, që ka ndihmuar gjatë refugjatët palestinezë, si dhe mbyllur de fakto ambasada palestineze në Uashington.

Përgjigja e duhur ndaj këtij ngacmimi është sigurisht, t’i thuhet administratës Trump të heqë dorë nga “marrëveshja e shekullit”. Pra, në shembujt e përmendur, presioni ka funksionuar plotësisht me Kanadanë, ka funksionuar përgjysmë me Iranin dhe Korenë e Veriut dhe nuk ka pasur asnjë ndikim pozitiv, përkundrazi një ndikimi të keq në marrëdhëniet izraelito-palestineze. Mjerisht, për Trump dhe miqtë e tij, presioni nuk është vetëm një taktikë, por një mënyrë jetese.

Marrë me shkurtime nga “Foreign Policy in Focus”

Në shqip nga bota.al