Ballina Sport LPFM, Shkëndija – Renova përballen në derbin e Pollogut

LPFM, Shkëndija – Renova përballen në derbin e Pollogut

Ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, kanë detyruar drejtuesit e futbollit vendor që të të ndryshojnë kalendarin e garave. Kështu ndeshjen e javës së 9-të të Ligës së Parë Futbollistike, që do të mbyllë edhe fazën e parë të kampionatit elitar të futbollit në vend, do të luhen të shtunën.

Në këtë javë do kemi dy derbi lokal në të cilët do të përballen Shkëndija – Renova gjegjësisht Shkupi – Rabotniçki. Për sa i takon takimeve të tjera, të kësaj jave mjaft tërheqës do të jetë kryendeshja Vardari – Akademia Pandev. Ndërsa në lindje do të përballen Bellasica dhe Sileksi. Makedonija Gj.P pikët e saja do ti kërkojë në përballjen me Pobedën. Të gjitha ndeshjet do të luhen të shtunën me fillim në ora 15:00.

@tn.lajmelokale
@tetovanews