Ballina Bota Trump, kaos nëse demokratët marrin kontrollin e Kongresit

Trump, kaos nëse demokratët marrin kontrollin e Kongresit

Presidenti Donald Trump shfrytëzoi një tubim të fushatës në shtetin Tenesi për të sulmuar disa nga emrat në radhët e demokratëve, që përfliten për të garën presidenciale në vitin 2020. Zoti Trump tha gjithashtu se nëse partia Demokrate merr kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e muajit nëntor, ajo do ta fuste vendin në rrugë pa krye e do të krijonte kaos.

Duke folur në një tubim fushate në shtetin Tenesi zoti Trump veçoi duke i kritikuar disa përfaqësues të partisë Demokrate të cilët përfliten si kundërshtarë për zgjedhjet presidenciale të 2020, mes tyre senatoren Elizabeth Warren dhe ish-nënpresidentin Joe Biden.

“Ata kanë shkuar aq shumë majtas sa “Pocahontas”(duke iu referuar senatores demokrate Warren), tashmë konsiderohet konservatore. Elizabeth Warren thotë se po shqyrton mundësinë për të kandiduar për presidente. Të lutem bëje! Sa i takon Biden-it, ne e quajmë Biden një për qindëshi. Deri në momentin që Obama e nxorri jashtë nga grumbulli i plehrave, ai nuk mund të bënte asgjë. Tani flet për të kandiduar. Djali i fortë, vërtet!

Presidenti Trump thumboi zotin Biden lidhur me një koment të tij të mëparshëm, ku linte të kuptohej dëshira e tij për një ballafaqim fizik me zotin Trump. Deri tani, as zonja Warren dhe as zoti Biden nuk kanë reaguar lidhur me deklaratat e presidentit Trump.

@tn.lajmelokale
@tetovanews