Një aksident i rëndë ka ndodhur në një autostradë në Cyrih.
Autobusi i mbushur plot me pasagjerë është përplasur është përplasur rreth orës 04:15 minuta sapo kishte kaluar qytetin e Cyrihut.
Autobusi i agjencisë ‘Flixbus’, ishte nisur nga Genova dhe kishte si destinacion përfundimtar Duseldorfin. Në këtë mjet udhëtonin edhe dy shqiptarë, që mësohet se kanë mbetur të plagosur.
Autobusi është përplasur me një mur. Për pasojë ka mbetur i vdekur një person, 44 të tjerë janë plagosur.
Të gjithë janë dërguar në spitalin e Zyrihut, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve janë dy shoferët e autobusit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, në autobus ishin duke udhëtuar 49 pasagjerë dhe dy shoferët.
- Trump telefonatë me Putin: Tha se Rusia do t’i përgjigjet sulmit ukrainas
- Portugalia, finalistja e parë e Nations League: Conceicao e CR7 përmbysin Gjermaninë
- Naim Murseli në Gjykatë: Nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, unë kërkoj për veten burg të përjetshëm (VIDEO)
- Putin: Nuk diskutoj për paqe me dikë që organizon sulme
- Përplaset me motor me shtyllën e betonit, ndërron jetë 20-vjeçari në një fshat të Kumanovës
LEXO:
VIDEO bonus:
@tetovanews
@tn.lajmelokale