Ballina Aktualitet Shqipëri Shtëpia në Surrel/ Lubonja: Si gënjeu Rama për të ardhurat në emigracion,...

Shtëpia në Surrel/ Lubonja: Si gënjeu Rama për të ardhurat në emigracion, i propozuan të bëhej kopshtar

Në emisionin “Të Paekspozuarit” mbrëmjen e sotme, është diskutuar deklarata e kryeministrit Rama lidhur me burimin e të ardhurave të tij dhe shtëpinë që ka ndërtuar në Surrel. Rama i tha një studenti në Vlorë, se shtëpinë e ka ndërtuar me paratë e fituara në emigracion.

Por, analisti Fatos Lubonja, tha se kjo është një gënjeshtë e ulët dhe tregoi një episod interesant nga jeta e kryeministrit. Lubonja tha se Rama kishte të ardhura shumë të limituara dhe për këtë arsye, një anglez i quajtur Bill, i kishte propozuar të bëhej kopshtari i tij dhe në kohën e lirë të bënte piktura.

“Thash me veten, ore sa pak rëndësi paskemi ne njerëzit që na ka njohur ky, bile edhe nëna e vet, edhe vëllai i vet edhe gratë që ka patur. Po të kishim më shumë rëndësi nuk gënjen burri në këtë farë feje, se do më vinte zor nga nëna, vëllai, nga filani që i kam marrë borxh.
Në ato vite, ky ka marrë një bursë nga Soros, për të qenë në Paris. Një bursë modeste. Me sa di unë, e ka pranuar Anri Sala, ka fjetur në një dhomë me të, sepse i mbaroi bursa. Ky ishte hall i madh. Kjo ka qenë situata jonë në atë kohë, se të gjithë kemi qenë të varfër.
Ne kishim një mik të përbashkët, Bill, një pasanik nga ata të Soros. Ky në atë situatë, i tha hajde puno kopshtin tim, puno si kopshtar te kopshti im dhe në kohën e lirë bëj piktura.

Unë i thash Bill-it, me këtë mënyrë, do shpëtonte, sepse do ishte bërë edhe piktor.

Këta oligarkët përse e mbajnë këtë, sepse ky gënjen dhe bën fasadën, Tani ka humbur edhe aftësinë për të gënjyer.

Nuk ka asgjë të keqe të jesh kopshtar, të jetosh mes luleve, do ishte më mirë se të jetosh mes hajdutëve”, u shpreh Lubonja.

/TPZ.AL/