Ballina Kronika Korçarja ndez cigaren në makinën me gaz, katër të plagosur nga shpërthimi

Korçarja ndez cigaren në makinën me gaz, katër të plagosur nga shpërthimi

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Një ngjarje e rëndë raportohet mbrëmjen e së enjtes në Korçë. Si pasojë e shpërthimit të një makine tip Benz pranë një karburanti kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Policia thotë se në lagjen 9 të qytetit të Korçës. Sipas tëu njëjtave burime ishte drejtuesja e mjetit me iniciale V.D. që ndezi një cigare teksa makina ishte e parkuar pranë një pike karburanti.

Policia thotë se nga shpërthimi flakëve kanë marrë lëndime D.M, punonjës i karburantit, drejtuesja e mjetit dhe shoqëruesit e saj, një vajzë me iniciale J.O. dhe një person me iniciale F.D, që ndodheshin brenda në mjet. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Paraprakisht dyshohet se në mjet ka pasur rrjedhje gazi dhe zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht, nga ndezja e cigares nga drejtuesja e mjetit” – raporton policia. Një grup hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies të zjarrit.