Ballina Bota Divorci 140 mld dollarësh, çfarë do të ndodhë me Amazon?

Divorci 140 mld dollarësh, çfarë do të ndodhë me Amazon?

Divorci i çiftit Jeff Bezos dhe MacKenzie këtë muaj ishte lajmi më i lexuar i showbizit. Por përtej jetës së tyre private, divorci duket se do të ndikojë edhe në kompaninë Amazon. Kjo do të dëmtojë klientët duke ngadalësuar ritmin e shpejtë të rritjes së kësaj kompanie dhe shërbimet inovative.

Divorci i çiftit do të mbetet në histori, pasi bëhet fjalë për njeriun më të pasur në botë dhe kompaninë më të vlefshme. Çifti e ka bërë publik lajmin në 9 Janar përmes një postimi në Twitter, ku shkruanin se pas një periudhe të gjatë të eksplorimit të dashurisë dhe disa ndarjeve vendosën të vazhdojnë jetën si miq. Ata janë martuar 25 vite më parë, një vit përpara krijimit të Amazon.

Të ardhurat e Jeff Bezos vijnë 16% nga pronësia e Amazon, kompani me vlerë 800 miliardë $, zotëron “The Washington Post” të blerë në vitin 2013, dy shtëpi në Beverly Hills, dy në Medina, Washington, shtëpia më e madhe në Washington, DC dhe një fermë në Teksas sipas The Wall Street Journal. Ai investon mbi 1 miliardë $ çdo vit në zhvillimin e startup dhe ka aksione në Airbnb, Uber, Nextdoor dhe Twitter.

“Jeff mbetet i fokusuar dhe i angazhuar në Amazon”, tha zëdhënësi i kompanisë Drew Herdener.

Tani është akoma shpejt të themi se çfarë do të ndryshojë në drejtimin e Amazon, por duke mos pasur një kontratë paramartesore fati i njeriut më të pasur të botës do të ndahet në dy pjesë. Kjo do të bënte që gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie të sillte ndryshime në kompani ose të kërkonte një vend në bordin drejtues të Amazon.

A është kjo ndarja e parë e miliarderëve ?

Sigurisht që jo. Themeluesit e Wynn Resorts, Las Vegas Steve dhe Elaine Wynn u ndanë në 2010 dhe përgjysmuan aksionet e tyre të kazinosë me një vlerë 1.5 miliardë $ secili, por fati i Jeff Bezos dhe MacKenzie nuk dihet ende. /tvklan.al