Ballina Sport Dramë në Angli, Chelsea shkon në finalen e “Carling Cup” falë penalltive...

Dramë në Angli, Chelsea shkon në finalen e “Carling Cup” falë penalltive (VIDEO)

Manchester City-Chelsea do të jetë finalja e këtij sezoni në “Carling Cup”. Skuadra e Sarrit ka fituar në ruletën e penalltive ndaj Tottenhamit, pasi fitoi 2-1 ndeshjen e kthimit dhe më pas duheshin goditje te penalltive pasi sfida e parë kishte përfunduar 1-0 në favor të “Spursave.

Blutë e Londrës e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh në minutën e 27-të. Pas një goditje nga këndi, Kante shfrytëzoi mjaft mirë një top të kthyer pas duke arritur që të shënojë me një tentative me të djathtën. Skuadra e Sarrit mori zemër dhe shënoi edhe një tjetër pas një aksioni model në minutën e 39-të, i cili u konkretizua nga Eden Hazard.

Tottenham reagoi në pjesën e dytë duke shënuar me Llorenten në minutën e 51-të. Ndeshja nuk ndryshoi më në kohën e rregullt, duke shkuar në gjuajtët e penalltive sipas rregullores së Kupës së Ligës. Nga pika e bardhë Dier dhe Lucas gabuan duke i dhënë mundësinë Chelsea-t që të shkojë në finalen e madhe të “Wembley”-it.

https://youtu.be/DqC0AcDoYM0

@tn.lajmelokale
@tetovanews