Kreatori i lajmeve të rrejshme nga Kumanova Sllagjan “Cago” Bojkovski, i cili përmendet si figura qendrore në hulumtimin e Shërbimin të Holandës për Lajmeve të Rrejshme “Njuzçekers”, është i punësuar si ushtar profesionist në Armatën e Republikës së Maqedonisë, konfirmuan nga Shtabi Gjeneral i ARM-së.
“Personi i cili përmendet në shkrimet e mediave është i punësuar si ushtar profesionist në ARM nga janari i vitit 2002”, konfirmojnë për SDK nga ARM.
Ushtari nga Kumanova, ashtu siç thotë programuesi nga Belgjika Marten S’henk i cili e ka bërë hulumtimin, qëndron mbrapa rrjetit të ueb-faqeve për lajme të rrejshme që kanë arritur deri te miliona njerëz, më së shumti në Amerikë, me gjuhë të urrejtjes për emigrantët dhe myslimanët. Bashkë me familjarët dhe shokët e tij, i ka shpërndarë lajmet nëpërmjet Fejsbukut dhe Tuiterit, një pjesë hapur, një pjesë me profile të rrejshme në rrjetet sociale.
Përpara se të publikohet hulumtimi S’henk e ka kontaktuar Bojkovskin për rrjetin e lajmeve të rrejshme dhe ka marrë përgjigje se “të gjithë në Maqedoni gjithsesi atë e bëjnë”.
Profili i Bojkovskit në Fejsbuk i cili është publikuar në Shërbimin e Belgjikës për Zbulimin e Lajmeve të ëRrejshme nuyk ekziston, ndërkaq profili i tij në Tuiter nuk ka postime, as ndjekës./Portalb