Policia ka dalë me detaje lidhur me incidentin që ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen e Shuto Orizares. Sipas raportit policor, dy policë të cilët nuk kanë qenë në detyrë janë sulmuar fizikisht, ndërsa me ta ka qenë edhe një person tjetër, i cili po ashtu është sulmuar fizikisht. Sipas të dhënave, njëri prej policëve është sulmuar rëndë dhe është duke luftuar për jetë.
“Më datë 28.01.2019 rreth orës 17.20 është denoncuar se në rrugën ‘Indira Gandi’ në Shuto Orizare, një e mitur gjoja ka parë disa persona të panjohur të cilët me dhunë kanë futur në person të gjinisë femërore në furgon, por nuk e ka ditur se për kë bëhet fjalë.
Rreth orës 19.00 në të njëjtën rrugë është grumbulluar një grup më i madh i qytetarëve dhe në atë moment ka kaluar makina ‘Hjundai galoper’, në të cilën kanë qenë A.R (34) nga Shkupi dhe F.K (24) nga fshati Bllacë e Poshtme, zyrtar policor të cilët nuk kanë qenë në punë dhe B.K (39) po ashtu nga Bllaca e Poshtme. Të njëjtit janë sulmuar nga qytetarët e tubuar. F.K dhe B.K kanë marrë lëndime të rënda dhe janë dërguar në Spitalin e Qytetit ‘8-shtatori’ dhe kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’. A.R i janë konstatuar lëndime trupore. SPB Shkup po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Gjatë ditës së djeshme dhe deri sot, nuk ka të denoncuar për person të zhdukur ose të grabitur nga asnjë familje në rajonin e Shkupit”, kanë deklaruar nga MPB. /SHENJA/