Një fatkeqësi familjare ka ndodhur mbrëmë në Shkup. Mbrëmjen e të martës klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi mbeti pa njërin prej hendbollistëve më të dalluar, pasi nga jeta u nda Arsim Idrizi.
Por ky lajm nuk është i fundit i hidhur në familjen Idrizi, ngase vetëm një orë pasi që Arsimi ndëroi jetë, në pamundësi për ta përballuar humbjen e të birit, pas një suulmii në zemër ka ndërruar jetë edhe babai i Arsimit.
Arsimi vdiq në moshën 35 vjeçare për shkak se nuk arriti t’i përballojë sëmundjes së rëndë dhe të pashërueshme që kishte kohën e fundit.
Varimi i të ndjerëve u bë sot sot pas namazit të Iqindis.
Përveç sportiest i dalluar, Arsim Idrizi ka qenë edhe luftëtar i UÇK-së në vitin 2001. me vetëm 17 vite jo të plota, ai ka qenë ndër ushtarët më të rinj të UÇK-së.
“Arsimi u nda nga NE para pak ore, vetëm 1 orë pas tij , babai tij merr sulm në zemër.
Nesër përcillen babë e birë për banesën e fundit.
Humbje e madhe për Shkupin.
Arsimi ishte hendbollist dhe luftëtar i UÇK”, ka shkruar miku i tij Ilir Fuga.