Ballina Aktualitet Lajme Dëshironi të bëheni OFICERË në Armatën e Maqedonisë? Lexoni Konkursin

Dëshironi të bëheni OFICERË në Armatën e Maqedonisë? Lexoni Konkursin

Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë ka shpallur konkurs për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen oficerë në Armatën e Maqedonisë, informon portali “tetova1”.

Kusht për të qenë pjesë e konkursit është që aplikantët të jenë ndër moshën 28 vjeçare dhe të kenë të kryer arsimin e lartë.

BËHUNI OFICERË NË ARMATËN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË!

Ftojmë të gjithë të rinjtë të moshës deri në 28 vjet, me cikël të mbaruar të studimeve për: shkenca të mjekësisë dhe shëndetësisë – mjekësia e përgjithshme, makineri, elektroteknikë, elektronikë dhe automatikë, energjetikë, teknikë kompjuterike dhe

informatikë, inxhinieri të telekomunikimit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji të prodhimeve ushqimore, teknologji të tekstilit, komunikacion dhe transport, FMN (kimi ose informatikë), shkenca ekonomike ose shkenca juridike, të interesuar për karrierë në Armatën e Republikës së Maqedonisë, të paraqiten në Konkursin të cilin e shpall Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” – Shkup.

Kandidatët e zgjedhur do të dërgohen në aftësim dhe përsosmëri profesionale për oficerë për shërbimet e ARM në kohëzgjatje prej 6 muaj, pas çka dëgjuesit të cilët me sukses kanë mbaruar procesin, do të dalin me gradë nëntoger/toger në shërbimin përkatës dhe fillojnë me punë në Ministrinë e mbrojtjes, në pajtim me aktin për sistematizim në ministri dhe aktin për formacionin e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Afati i aplikimit deri me 22 shkurt 2019.

Të gjitha detajet e konkursit, kushtet dhe procedurën mund t’i gjeni në konkursin e publikuar në vazhdim.

Linku i KONKURSIT

KONKURS për regjistrimin e personave për aftësim dhe përsosmëri profesionale me cikël të parë të mbaruar të studimeve për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë
08-02-2019
BËHUNI OFICERË NË ARMATËN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË!

Ftojmë të gjithë të rinjtë të moshës deri në 28 vjet, me cikël të mbaruar të studimeve për: shkenca të mjekësisë dhe shëndetësisë – mjekësia e përgjithshme, makineri, elektroteknikë, elektronikë dhe automatikë, energjetikë, teknikë kompjuterike dhe informatikë, inxhinieri të telekomunikimit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji të prodhimeve ushqimore, teknologji të tekstilit, komunikacion dhe transport, FMN (kimi ose informatikë), shkenca ekonomike ose shkenca juridike, të interesuar për karrierë në Armatën e Republikës së Maqedonisë, të paraqiten në Konkursin të cilin e shpall Akademia Ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” – Shkup. Kandidatët e zgjedhur do të dërgohen në aftësim dhe përsosmëri profesionale për oficerë për shërbimet e ARM në kohëzgjatje prej 6 muaj, pas çka dëgjuesit të cilët me sukses kanë mbaruar procesin, do të dalin me gradë nëntoger/toger në shërbimin përkatës dhe fillojnë me punë në Ministrinë e mbrojtjes, në pajtim me aktin për sistematizim në ministri dhe aktin për formacionin e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Të gjitha detajet e konkursit, kushtet dhe procedurën mund t’i gjeni në konkursin e publikuar në vazhdim.

MINISTRIA E MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË
AKADEMIA USHTARAKE “GJENERAL MIHAILO APOSTOLLSKI”- Shkup

Në bazë të nenit 25 paragrafi 1 të Ligjit për Akademinë ushtarake (Gazeta zyrtare e RM-së nr. 83/2009), Akademia ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” – Shkup (në tekstin e mëtutjeshëm Akademia) publikon

K O N K U R S
për regjistrimin e personave për aftësim dhe përsosmëri profesionale me cikël të parë të mbaruar të studimeve për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë

Akademia publikon konkurs për regjistrimin e 30 (tridhjetë) personave për aftësim dhe përkryerje profesionale për oficerë për shërbimet e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Aftësimi dhe përsosmëria profesionale është me kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

TË DREJTË PËR PJESËMARRJE NË KONKURS

Në konkurs mund të paraqiten kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të posaçme në vijim:

KUSHTET E PËRGJITHSHME

– të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë;
– të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferat dhe fushat shkencore në vijim: shkencat mjekësore shëndetësi (mjekësia e përgjithshme), shkencat teknike-teknologjike (makineri, elektroteknikë, elektronikë dhe automatikë, energjetikë, teknikë kompjuterike dhe informatikë, inxhinieri të telekomunikimit, inxhinieri kimike, teknologji kimike, teknologji të prodhimeve ushqimore, teknologji të tekstilit ose komunikacion dhe transport), shkencat matematiko-natyrore (kimi ose informatikë) ose shkenca shoqërore (shkencat ekonomike ose shkencat juridike);
– të mos jenë më të vjetër se 28 (njëzetetetë) vjet;
– të jenë të aftë psikofizikisht;
– të kenë njohuri të gjuhës angleze.

KUSHTET E POSAÇME:

– ndaj tyre të mos jetë e shqiptuar masa e sigurisë, ndalim të ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës;
– ti plotësojnë kriteret e sigurisë të parapara me Ligjin për klasifikim të informatave, të cilin e dëshmon organi kompetent në Ministrinë e Mbrojtjes;

– për shërbimin teknik, kandidatët të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore shkencat teknike-teknologjike në fushat shkencore në vijim: makineri; inxhinieri kimike; teknologji kimike; elektroteknikë; elektronikë dhe automatikë; energjetikë; teknikë kompjuterike dhe informatikë; inxhinieri të telekomunikimit ose të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore shkencat matematiko-natyrore në fushat shkencore në vijim: kimi ose informatikë;

– për shërbimin intendent, kandidatët të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore të shkencave shoqërore në fushën shkencore shkencat ekonomike ose të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore të shkencave teknike-teknologjike në fushat shkencore në vijim: teknologji të prodhimeve ushqimore ose teknologji të tekstilit;
– për shërbimin sanitar, kandidatët të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore shkencat e mjekësisë dhe shëndetësi – mjekësi e përgjithshme;

– për shërbimin e komunikacionit, kandidatët të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore shkencat teknike-teknologjike në fushën shkencore komunikacion dhe transport;
– për shërbimin juridik, kandidatët të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore shkencat shoqërore në fushën shkencore shkencat juridike dhe

– për logjistikë, kandidatët të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore shkencat teknike-teknologjike në fushat shkencore në vijim: makineri; inxhinieri kimike; teknologji kimike; elektroteknikë; elektronikë dhe automatikë; energjetikë; teknikë kompjuterike dhe informatikë; inxhinieri të telekomunikimit; komunikacion dhe transport ose ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore të shkencave matematiko-natyrore në fushat shkencore në vijim: kimi ose informatikë ose kandidatët të kenë të mbaruar ciklin e parë të studimeve në sferën shkencore të shkencave shoqërore në fushën shkencore shkencat ekonomike.

Të drejtë konkurrimi kanë edhe kandidatët shtetas të Republikës së Maqedonisë të cilët ciklin e parë studimor e kanë kryer jashtë vendit.

KRITERET PËR ZGJEDHJE DHE REGJISTRIM

Gjatë zgjedhjes, përveç kushteve të përgjithshme dhe të posaçme, në rangimin fillestar, do të merret parasysh suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë të studimeve, kontrollimi i njohjes së gjuhës angleze, rezultatet nga kontrollimi i përgatitjes fizike dhe rezultatet nga intervista.

Gjatë pranimit të kandidatëve për aftësim dhe përsosmëri profesionale të cilët kanë kryer ciklin e parë të studimeve, do të respektohet principi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të bashkësive.

PROCEDURA PËR ZBATIMIN E KONKURSIT

Konkursin e zbaton Komisioni për konkurrim të cilin e formon dekani i Akademisë.

Aftësitë psikofizike kontrollohen nga komisioni mjekëve ushtarak.

Pas marrjes së rezultateve, kandidatët të cilët janë vlerësuar si të shëndetshëm psikofizikisht dërgohen në kontroll për aftësi fizike.

Kontrolli i përgatitjes fizike bëhet sipas Test programit për kontroll për përgatitjen fizike të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Akademisë linku: http://www.ma.edu.mk/?page_id=172.

Kontrolli për aftësi psikofizike dhe kontrolli për aftësi fizike kanë karakter eliminues.

Kandidatët të cilët do të kalojnë kontrollin e përgatitjes fizike dërgohen në kontroll për njohje të gjuhës angleze dhe në intervistë të cilat i realizon Komisioni i konkursit.

Kontrolli i njohjes së gjuhës angleze bëhet sipas ALCPT testit (http://www.dlielc.edu/testing/alcpt_test.php).

VLERËSIMI I SUKSESIT NË RENDITJEN FILLESTARE

Vlerësim i kritereve të suksesit të përgjithshëm dhe suksesit të arritur gjatë kontrollit të përgatitjes fizike shprehet në pikë.

Numri maksimal i pikëve të cilat mund ti fitojë një kandidat sipas kritereve të suksesit të përgjithshëm dhe suksesit të arritur gjatë kontrollit të përgatitjes fizike, njohjes së gjuhës angleze dhe intervistës është 100 pikë edhe atë: suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë studimorë llogaritet më së shumti 40 pikë, kontrollimi i njohjes së gjuhës angleze, kontrollimi i përgatitjes fizike dhe intervista veç e veç kanë më së shumti 20 pikë.

Gjatë kontrolleve kandidatët duhet të kenë dokument për identifikim (letërnjoftim ose pasaportë).

Rangimin e kandidatëve e bën Komisioni për konkurrim.

Në afat prej 24 orëve pas realizimit të intervistës, Komisioni për konkurrim përgatit dhe publikon në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/ një ranglistë preliminare të rezultateve të kandidatëve.

Në ranglistën preliminare tregohet numri i pikëve nga suksesi i përgjithshëm i kandidatëve i arritur gjatë ciklit të parë studimorë, numri i pikëve nga kontrolli për njohje të gjuhës angleze, kontrolli nga përgatitja fizike, pikët nga intervista dhe numri i përgjithshëm i pikëve, për çdo kandidat.

Në afat prej 24 orëve nga publikimi i ranglistës preliminare, kandidatët kanë të drejtë ankese deri te Drejtoria e dekanatit të Akademisë nëpërmjet të komisionit për konkurrim.

Vendimet e mara nga ankesat e kandidatëve do të publikohen. në tabelën e shpalljeve dhe në ueb faqen e Akademisë http://www.ma.edu.mk/ në afat prej 24 orëve pas kalimit të afatit për parashtrimin e ankesave.

Vendimi i Drejtorisë së Akademisë për ankesat është përfundimtar.

Pas kalimit të afatit për parashtrimin e ankesave ranglista preliminare bëhet valide.

A F A T E T

Kandidatët e interesuar për regjistrim për aftësim dhe përsosmëri profesionale për oficerë për shërbimet e Akademisë mund të dorëzojnë dokumentet e nevojshme për paraqitje nga dita e publikimit të konkursit deri më 22 shkurt 2019.

Pas vlerësimit të listave të paraqitjes, vetëm kandidatët e paraqitur që i përmbushin kushtet nga konkursi di të ftohen që të fillojnë procesin e përzgjedhjes.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR PJESËMARRJE NË KONKURS

Kandidatët të cilët konkurrojnë në konkurs duhet të parashtrojnë këto dokumente:

Fletëparaqitje (formular i plotësuar i cili merret në kuadër të Akademisë ose në ueb faqen e Akademisë) linku: http://www.ma.edu.mk/?page_id=172;

Diplomë se shtesë të diplomës ose certifikatë për mbarim të ciklit të parë të studimeve për kandidatët të cilëve nga dita e publikimit të konkursit nuk u është dhënë diplomë, gjegjësisht diplomë e nostrifikuar për kandidatët që kanë diplomuar jashtë vendit;

Certifikatë e shtetësisë;
Certifikatë e lindjes;
Certifikatë nga gjykata kompetente se ndaj tyre nuk është shqiptuar masë e ndalesës së ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës;

Biografi e shkurtë (CV).
Dokumentet për paraqitje në konkurs kandidatët duhet ti dorëzojnë personalisht në Akademinë ushtarake në Shkup ose përmes postës në adresën rr. “Vasko Karangelevski” pn në Shkup.

SHKOLLIMI, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E STUDENTËVE

Kandidatët e pranuar në Konkursin për aftësim dhe përsosmëri profesionale fitojnë statusin e dëgjuesit.

Të drejtat e veçanta dhe detyrimet e dëgjuesve do të rregullohen me marrëveshje.

Pas përfundimit të aftësimit dhe përsosmërisë profesionale dëgjuesit fitojnë gradë adekuate nëntoger/toger në shërbimin përkatës dhe pranohen në punë në Ministrinë e mbrojtjes, në pajtim me aktet për sistematizim në ministri dhe aktet për formacionin e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Me respekt,
AKADEMIA USHTARAKE