Ballina Aktualitet Lajme Dobrosht, protesta për mungesën e sigurisë në rrugë (VIDEO)

Dobrosht, protesta për mungesën e sigurisë në rrugë (VIDEO)

Aksidentet e shpeshta të trafikut me pasojë jetë njerëzish, në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë, kanë ngritur sot në protesta banorët e fshatit Dobrosht të komunës së Tearcës, duke bllokuar madje edhe rrugën rajonale regjionale në të dyja anët. Banorët kërkojnë që organet e rendit dhe Rrugët e Maqedonisë, të marrin masa urgjente duke vendosur pengesa në rrugë dhe duke angazhuar patrulla të rregullta policore me qëllim të vetëdijesimit të vozitësve që çdo ditë vënë në rrezik jetën e banorëve. Kjo rrugë ka mungesë të sinjalizimit horizontal dhe atij vertikal, gjë kjo që bën vozitësit të tejkalojnë shpejtësinë.

https://youtu.be/emxF1V9Q87Q

Duhet Vendosja e pengesave rrugore apo polic të shtrirë, në rrugën regjionale Tetovë Jazhincë, konkretisht në vendbanimin në fshatin Dobrosht. Si pikë të dytë e kemi patrullimin e rregullt i organeve policore apo policët e trafikut. Si dhe pika e tretë, vendosja e pengesave rrugore në rrugën lokale- deklaroi Fitim Osmani. Këshilli protestues.

Afërsisht në këto 25 viteve të fundit mu në këtë rrugë në fshatin tonë, Dobrosht ka diku afërsisht 17 viktima shkaku i aksidenteve, e mos numërojmë aksidentet me lëndime të lehtë, ato janë të panumërta- thotë një banor i Tearcës.

https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg