Minarja e xhamisë që del nga liqeni i mbuluar me akull në Agrı të Turqisë tërheq vëmendjen e shumë kalimtarëve gjatë periudhës së dimrit.
Pjesa më e madhe e fshatit Basçavus, 18 kilometra nga qendra e qytetit, mbeti nën ujë pasi u aktivizua diga Yazici, gjë që çoi në shpërnguljen e popullsisë.
Xhamia e fshatit dhe shtëpi të shumta mbetën nën ujë, ndërsa minarja mbeti mbi sipërfaqen e saj.
Gjatë muajve të verës është vështirë për të arritur minaren, ndryshe nga periudha e dimrit në të cilën uji është ngrirë dhe lehtëson aksesin më të lehtë.
Kjo pamje si një përrallë dimërore në Agrı tërheq shumë fotografë dhe turistë vendas e të huaj. Banori i fshatit Basçavus, Abdurrahman Beser (70), tha se pamja e minares mbi sipërfaqen e ujit ringjall kujtimet dhe i kthen banorët në të kaluarën.
“Pasi u ndërtua diga, banorët u larguan dhe xhamia dhe varrezat e fshatit dhe disa shtëpi mbetën nën ujë. Është një pamje shumë e bukur e minares. Edhe në verë është bukur, turistët dhe banorët vijnë për vizita. Kur shikoj minaren më kujtohet koha e vjetër, e cila më mungon, ku ka mbetur vetëm minarja”, tha Beser.