Ballina Bota New York Times: Trump dhe Kim Jong Un mund të shpallin...

New York Times: Trump dhe Kim Jong Un mund të shpallin fundin e luftës mes Koreve (VIDEO)

Nju Jork Tajms rapoprton se mes gjërave të shumta që priten të ndodhin në samitin e Hanoit mes presidentit amerikan Tramp dhe liderit koreano verior Kim Jong Un, pritet që të shpallet dhe përfundimi i luftës së Koreve.

Gjatë samitit të Hanoit, në Vietnam, në datat 27 – 28 shkurt, Donald Tramp dhe lideri koreanoverior Kim Jong-un mund të bien dakord për një deklaratë të përbashkët politike që do të shpallte përfundimin e luftës koreane të 1950-1953. Lajmi raportohet nga Nju Jork Tajms, ndërkohë që zëdhënësi i presidentit të Koresë së Jugut, nuk e përjashtoi si mundësi. Por ai theksoi se gjithësesi deklarata për përfundimin e luftës nuk është e njëjta gjë me një traktat paqeje i cili do të vijë vetëm pas përfundimit të një sërë procedurash.

Presidenti i Koresë së Jugut, Mun, konsideron formalizimin e marrëveshjes si njëhap shumë të rëndësishëm për të ndërtuar vesimin mes koresë së vekriut dhe shteteve të bashkuara të amerikës që mbeten teknikisht ende në luftën e 1953-shit mes dy Koreve. Uashingtoni ka aktualisht 28 500 ushtarë në korenë e jugut për të parandaluar cdo mundësi konflikti. Deklarata për përfundimin e luftës koreane, e cila nuk është bërë ansjëherë formalisht pas konfliktit të viteve 50, ishte përmendur dhe më parë. Të dy vendet janë impenjuar që të transformojnë armëpushim e firmosr në 1953-shin në një traktat të mirëfilltë paqeje.

Kreu i shtëpisë së bardhë me anë të një mesazhi në Tuiter shkruan se me një carmatim të plotë bërthamor, Korea e Veriut do të bëhet shumë shpejt një fuqi ekonomike, dhe presidenti Kim do të marrë një vendim të pjekur. Më tej Tramp shton se ëshët shumë zbavitës fakti se njerëz që kanë dështuar prej vitesh pa arritur asgjë, tashmë i tregojnë si të negociojë me Korenë e veriut./abcnews.al

https://youtu.be/DRoaCAfBBQA