Një nga udhëtarët e rregullt të linjës së autobusit të aksidentar ditën e djeshme ka shkruar në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen. Personi në fjalë çdo ditë kishte udhëtuar me të njejtën linjë, ndërsa dje kishte zgjedhur makinën e tij personale, njofton InfoShqip.
Në vazhdim shkrimi i tij:
“Dua vetëm të bëj një sqarim, se ishte shumë e vështirë të raportosh për fatkeqësi të linjës së autobusit që unë bëj çdo ditë për të shkuar në punë. Fatmirësisht dhe çuditërisht sot zgjodha të shkoj në punë me veturë! Sidoqoftë, ajo që dua të them është se gjatë 4 orësh sa kam qëndruar pranë autobusit, unë e kam vendos veten në pozitën e të lën.duarve që gjendeshin brenda autobusit. Në atë pozitë do isha edhe unë sot po të mos shkoja në punë sot me veturë! I shihja se si kërkonin ndihmë, disa nuk kishin fuqi as të flisnin, por ne nuk mundeshim të ju ndihmonim. Udhëtarët që ishin më lehtë të aritshëm, u nxjerrën jashtë nga banorët e fshatit Llaskarcë dhe nga kalimtarët e rastit. Ndërsa ata, të cilëve autobusi u kishte zënë pjesë të trupit, është dashur të presin rreth dy orë për tu nxjerrë nga rrënojat e autobusit. Na shihnin dhe i shihnim në sy, e as nuk na kërkonin ndihmë e as që mundeshim të ju ndihmojmë. Është dashur 20 minuta për të arritur makina e parë e policisë. 40 minuta për të arritur makina e parë e ndihmës së shpejtë, ndërsa më shumë se 1 orë për të arritur zja.rrëfikësat me paisjet e tyre adekuate për të prerë metalin dhe për të liruar të lënd.uarit nga autobusi. Thjeshtë, pëson fatk.eqësi dhe humb jetën duke pritur ndihmë! Shumë do të doja ta dija se çfarë kanë qenë duke bërë, POLICIA, NDIHMA E SHPEJTË dhe ZJA.RRËFIKËSAT në ato momente! Edhe 10 sekonda janë shumë në rast të këtillë e jo 1 orë! Turp.”
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- Rrëfimi i Angela Merkel/ Pse e bllokova futjen e Ukrainës në NATO në 2008-ën
- “Çmendet” turku/ Stamboll, 33 vjeçari vret 7 familjarë dhe vetëvritet
- E rëndë, 32-vjeçari polak vret vëllain, prindërit dhe më pas veten
- Tragjedi në Egjipt! Mbytet varka turistike me britanikë, spanjollë, gjermanë, amerikanë, sllovakë, zviceranë, belgë, polakë, norvegjezë, irlandezë, finlandezë dhe kinezë,17 persona të zhdukur, 28 u shpëtuan (VIDEO)
- I ngacmoi motrën 14-vjeçare, qëllon me thikë për vdekje hoxhën e fshatit