Gjithçka filloi nga kjo pikë, këtu supozohet të ketë humbur kontrollin autobusi i cili u përmbys mbrëmë, duke kaluar këto barikada, korsinë tjetër të autostradës.
Aksidenti i cili mori 14 jetë dhe la të lënduar 39 udhëtarë të tjerë sot duket kështu. Xhama të thyera gjithandej, karrige që janë shkëputur dhe kanë përfunduar jashtë automjetit, rrotat e shkëputura nga autobusi që tashmë ndodheshin disa metra larg tij, gjësende që u përkisnin udhëtarëve janë të shpërndara në një sipërfaqe të gjerë.
https://youtu.be/36E_wksRnfI
Të bërtitura, erë benzini, njerëz me lëndime shumë të rënda, frikë se mos do të shpërthejë autobusi, pamje e tmerrshme. Kështu e përshkruajnë dëshmitarët situatën e mbrëmshme. Njëri nga dëshmitarët që e ka parë edhe momentin e rënies së autobusit nga autostrada rrëfen se si i kanë nxjerrë udhëtarët nga autobusi i përmbysur, duke e përshkruar me lot në sy këtë si pamjen më të tmerrshme që ka parë në jetën e tij.
Autobusi i rrokullisur pas disa orëve hetime, u largua me vinç nga vendi i ngjarjes. Duke lënë prapa vetes historinë më të hidhur për popullatën, histori kjo e shënuar edhe me jetë të humbura.
/SHENJA/
https://youtu.be/oZTdoMD-h-I
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
- “Gënjen siç merr frymë”: Alice Weidel, “princesha e akullit” e AfD-së, e zënë në kurthin e radikalizimit të saj
- Zgjedhje dramatike në Suedi: Vetëm një mandat ndan dy blloqet
- Duhet ta kontrollojmë ritmin në kufirin më të avancuar të IA-së
- Trump i thotë jo frenimit të IA-së: «Kush fiton këtë sfidë, fiton gjithçka»
- Akrobacitë financiare të Trumpit dhe Bessentit janë aventurë e rrezikshme














