Simbolika kishte një domethënie të forte në protestën e opozitës përpara kryeministrisë. Protestuesit i përcollën mesazhet e tyre edhe me pankarta e lule.
Protestuesit përpara kryeministrisë mesazhet e tyre nuk i kanë përcjellë vetëm me fjalë. Ato i mbanin veshur apo në duar.
Simbolika kishte një domethënie të fortë në protestën e opozites këtë të shtunë. Protestuesit mbërritën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me një fotomontazh të kryeministrit Edi Rama e Presidentit të Venezuelës Maduro.
Ndërsa denoncimet e “Zërit të Amerikës” për vjedhjen e votave i kishin kthyer në pankarta. Kur mbërriten para kryeministrisë iu dhuruan karafila efektivëve të policisë.
https://youtu.be/nQ0W_8c5zIs
Si për të përcjellë mesazhin se protesta e tyre do të ishte paqesore formuan dhe një kordon përpara uniformave blu. Bashkë me pankartat me shkrimet “Rama Ik”, “Ky është fundi i hajdutëve” protestuesit valvisnin dhe flamurin kombëtar dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë./abcnews.al
https://youtu.be/CxCkpaQmzng
- Adnan Azizi emërohet shef i Shtabit Qendror Zgjedhor i VLEN-it për Zgjedhjet Lokale 2025
- Tragjedia në rrugën “B” – çfarë postuan viktima dhe dizajneri disa orë më parë?
- Politico: Mjeshtri i fitores së Trump po punon për të rrëzuar kryeministrin shqiptar
- Rusia mban Paradën e Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, Putin: Ne jemi krenarë për guximin e ushtrisë që na ka sjellë gjithmonë vetëm fitore!
- Dy ditë para zgjedhjeve, qeveria fal të gjitha gjobat e vendosura nga Janari 2015 deri në Nëntor 2024
https://www.youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JvUYdFEia6fuwPj8rcwqerg
@tetovanews
@tn.lajmelokale